Për të tretën ditë radhazi mbahet seancë për sulmin, në Banjskë
Edhe gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Në seancën e kaluar është dëgjuar dëshmia e turisti nga Maqedonia e Veriut, i cili kishte përjetuar traumë të rëndë psikologjike gjatë sulmit në Banjskë dhe që kishte qenë i shoqëruar me familjen e tij edhe me një fëmijë me autizëm,
Ndërsa gjatë seancës së djeshme janë administruar provat materiale që kanë të bëjnë me të këtë çështje.
Seanca nis në orën 09:30./Indeksonline/

