75 Mall Live Search
08:39 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / L A

Skandal në Ligën e Evropës, tifozët e Lille-t vendosin flamurin famëkeq të Kosovës si pjesë e Serbisë

Provokimet nuk po ndalen në ndeshjet e Ligës së Evropës.

Kjo ndodhi përsëri mbrëmë, në ndeshjen midis Lille-t dhe Crvena Zvezdës që u zhvillua në “Pierre-Mauroy”.

Edhe pse stadiumi nuk ishte i mbushur plotësisht, një grup i tifozëve më të zjarrtë të Lille-it shpalosën një flamur ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë, të shoqëruar me pankartën me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Mesazhi, me përmbajtje të qartë politike, u interpretua si provokues dhe nxitës i tensioneve, duke rikthyer çështje të ndjeshme kombëtare në një ngjarje sportive ndërkombëtare.

Tifozët e Lille-t duket se kanë harruar shpejtë se e kishin dikur në skuadër lojtarin nga Kosova, Edon Zhegrovën ku ishte dhe një idhull për këta tifozë.

Ndeshja u mbyll me fitoren e Crvena Zvezdës, me rezultat 0-1./IndeksOnline/