75 Mall Live Search
08:36 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / Z S

Ankohet një gjilanas se i kishin hyrë hajnat në shtëpi, i vodhën stoli në vlerë prej 15 mijë eurosh e dy armë zjarri

Më 16 shkurt një person ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe persona të panjohur kishin hyrë brenda shtëpisë së tij.

Dhe nga aty ata kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte stoli ari me vlerë 15.000€ dhe 2 armë zjarri.

Sipas policisë nuk raportohet për të arrestuar dhe se rasti është duke u hetuar./Indeksonline/