75 Mall Live Search
09:10 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / KV

Ia dëmton veturën ish-së dashurës, rasti po hetohet nga policia

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës dhe dëmtimit të pronës që ka ndodhur në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 23:30, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit policor, i dyshuari, ish-i dashuri i viktimës, i ka dëmtuar veturën asaj duke e goditur me shqelm. Nga frika, viktima është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti është në procedurë hetimore dhe organet kompetente po merren me zbardhjen e plotë të rrethanave./IndeksOnline/