75 Mall Live Search
09:47 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / S Z

Të akuzuarit serbë për sulmin terrorist në Banjska arrijnë në sallën e gjyqit

Tre të akuzuarit për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, janë dërguar në sallën e gjyqit të gjykatës Themelore në Prishtinë, ku pritet vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj tyre.

Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë, prokurori i rastit Naim Abazi, propozoi administrimin e disa provave, përfshirë dy raporte përmes ndihmës juridike ndërkombëtare nga SHBA-ja me të dhëna elektronike nga Meta dhe Google.

Ndërkohë mbrojtja, përmes avokatëve Ljubomir Pantoviq,  Millosh Deleviq dhe Jovana Fillipoviq kundërshtuan ligjshmërinë dhe relevancën e provave, duke kërkuar edhe ndërprerje të shqyrtimit deri në pajisjen me të gjitha materialet e lëndës.

Po ashtu dy të akuzuarit, Toliq dhe Maksimoviq, kërkuan respektivisht që fotografitë dhe videoincizimet të përdoren për të dëshmuar pafajësinë e tyre.