U thye nga ndarja me burrin, aktorja e famshme rehatohet me një “frajer” të ri
Aktorja simpatike e filmave, Dakota Johnson, ka nisur një lidhje me yllin simpatik të popit Tucker Pillsbury – i njohur edhe si Role Model.
Zbulohet se aktorja është tashmë e dashuruar me të, menjëherë pasi u nda nga ish-i dashuri i saj Chris Martin, duke këmbëngulur se i ka dhënë fund lidhjes së saj përgjithmonë.

“Dakota po argëtohet shumë me këtë djalë të ri”, tha një burim i brendshëm. “Ajo nuk pret të qetësohet me të, por ai me siguri po e ndihmon të kapërcejë zemrën e thyer”.
Vajza e yjeve Don Johnson dhe Melanie Griffith ishte me Martinin për tetë vjet./Indeksonline/

