75 Mall Live Search
16:30 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / Gj Sh

Prestianni pritet të udhëtoj drejt Madridit, i gatshëm të përballet me ”zëmrimin” e tifozëve të Realit

Gianluca Prestianni pritet të jetë i përfshirë në skuadrën e Benficas, për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në Champions League.

Argjentinasi është i gatshëm të përballet me zëmrimin e tifozewve madrilen në ”Santiago Bernabeu”, pas incidentit të fundit që kishte me Vinicius Jr, shkruan IndeksOnline.

Pavarësisht atmosferës së tensionuar që pritet në Madrid, Prestianni është i gatshëm të përballet me sfidën.

Kujtojmëqë Vinicius Jr e akuzoi Prestiannin për fyerje raciste pas golit të shënuar në ndeshjen e parë të 1/16 së finales, ku u ankua edhe te gjyqtari kryesor, dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta.

Kësisoj, argjentinasi mund të përballet me zëmerimin e tifozëve të Realit, derisa sluadra e Benficas raportohet se është e përgatitur të dorëzojë një raport zyrtar te FIFA, nëse situata në stadium tejkalon kufijtë./IndeksOnline/