75 Mall Live Search
18:09 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / Gj Sh

Arbeloa komenton rastin e Vinicius: Racizmi nuk arsyetohet

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa i është rikthyer episodit që ndodhi në ndeshjen ndaj Benficas në Champions League.

Kjo pasi Vinicius Jr akuzoi futbollistin argjentinas, Gianluca Prestianni për fyerje raciste, shkruan IndeksOnline.

Arbelona gjatë konferencës për media para ndeshjes me Osasunën tha se Vinicius ishte i trishtuar për ngjarjen e fundit, duke theksuar se racizimi në futboll nuk duhet arsyetuar.

“Vini Jr. është trishtuar, si të gjithë të tjerët. Mbi të gjitha, jemi të indinjuar. Është një akt racist që nuk duam ta shohim më kurrë të ndodhë. Kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të mos e lënë pa u ndëshkuar dhe për të vazhduar luftën kundër kësaj murtaje të racizmit.

Ajo që është vërtet e rëndësishme është lufta kundër akteve si ai që pamë ditën tjetër. Është një situatë e papranueshme që nuk do ta tolerojmë. Të gjithë do të na kenë kundër saj. Dua të jem shumë i qartë, veçanërisht pasi përfshin një koleg profesionist. Kjo nuk duhet të ndodhë në një fushë futbolli. Absolutisht asgjë nuk e justifikon një akt racist.”, deklaroi Arbeloa./IndeksOnline/