Këta janë kandidatët e OMK-së që morën më së shumti vota
KQZ e Odës së Mjekëve të Kosovës i ka publikuar sot rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 18 shkurtit.
Në këto zgjedhje të cilat janë mbajtur për legjislaturën e katërt të Kuvendit të OMK-së, më së shumti vota ka marr kandidati Rrezart Halili, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Halili i ka marr gjithsej 40 vota në QKMF-në e Prishtinës.
Në vendin e dytë është Genc Muja nga QKMF e Prizrenit me 37 vota, ndërsa në vendin e tretë është Zef Komani nga Spitali i Gjakovës me 36 vota.
Rezultatet dhe listën e plotë mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegzë: Lista preliminare e kandidateve per kuvend te OMK-se 2026

