75 Mall Live Search
19:08 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / MSH1

Enver Hoxhaj takon në Hagë Gubetinin e Beqirin, bisedojnë për liderët e UÇK-së dhe PDK-në

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj është takuar në Hagë më Shqiptar Gubetinin dhe Hektor Beqirin pas përfundimit të procesit gjyqësor për krerët e UÇK-së. 

Në këtë takim është biseduar për epilogun e këtij procesi.

Ata janë shprehur të bindur në pafajësinë e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit. 

Poashtu është biseduar edhe për PDK-në si dhe procesin zgjedhor brenda këtij subjekti që është paralajmëruar të filloj në pranverën e këtij viti si dhe fuqizimin e PDK-së në mërgatë.