75 Mall Live Search
23:44 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / Gj Sh

Zidane do të merr drejtimin e Francës pas Kupës së Botës!?

Zidane pritet të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Sipas raportimeve të gazetarit, Fabrizio Romano, ekziston një marrëveshje verbale mes Zidane dhe Federata Franceze e Futbollit, shkruan IndeksOnline.

Ish-trajneri i Real Madridit është favoriti kryesor për të zëvendësuar Didier Deschamps, i cili pritet të qëndrojë në detyrë deri në fund të turneut botëror që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Raportohet se marrëveshja mes palëve është arritur në parim, por ende nuk është zyrtarizuar me kontratë të nënshkruar.

Zidane prej kohësh është lidhur me pankinën e “Les Bleus”, ndërsa Federata Franceze e sheh atë si pasardhësin ideal për të hapur një epokë të re pas ciklit të gjatë të Deschamps.

Mbetet të shihet nëse marrëveshja do të finalizohet zyrtarisht në muajt apo vitet në vijim, por sipas Romanos, Zidane do të marrë drejtimin e Francës pas Botërorit 2026./IndeksOnline/