Gjilan: I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK
Një ngjarje e rëndë ka të premtën në qytetin e Gjilan, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e goditjeve me sëpatë.
Sipas njoftimit të policisë, nga Spitali Rajonal është njoftuar se një mashkull është sjellë me urgjencë për trajtim mjekësor, pasi kishte pësuar lëndime të rënda trupore nga goditja me sëpatë. I dyshuari për rastin është djali i tij i mitur, shkruan IndeksOnline.
Pas ekzaminimeve fillestare dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, viktima është transportuar për trajtim të mëtejmë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe përfaqësuesi i QPS-së i cili është marrë me personin e mitur. Punëtori social ka realizuar vlerësimin fillestar të fëmijës ku është konstatuar nevoja emergjente për strehimin e fëmijës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të shkaktuar nga ngjarja.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË
Gjilan 20.02.2026 -19:30. Nga Spitali Rajonal është marrë informata se viktima mashkull kosovar, është sjellë me urgjencë për shkak të lëndimeve të pësuara nga goditja me sëpatë, nga i dyshuari mashkull kosovar djali i tij i moshës se mitur. Viktima pas ekzaminimeve mjekësore për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe përfaqësuesi i QPS-së i cili është marrë me personin e mitur. Punëtori social ka realizuar vlerësimin fillestar të fëmijës ku është konstatuar nevoja emergjente për strehimin e fëmijës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të shkaktuar nga ngjarja. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

