Bora zbardh në Prishtinë, merr fitore befasuese ndaj Bashkimit
Bora ka arritur një fitore të madhe në Procredit Superliga.
Ata mposhtën nënkampionin e Kosovës, Bashkimin me rezultat bindës 86-71.
Më i miri ishte Tyler Cheese, i cili shënoi 32 pikë, 7 reboundsa dhe 3 asistime.
Me këtë fitore, Bora mbetet e 3-ta me 32 pikë, 3 më pak se Bashkimi në vend të dytë me 35 pikë./IndeksOnline/

