75 Mall Live Search
09:19 / E Diele, 22 Shkurt 2026 / L A

Arbeloa pas humbjes: La Liga është ende e gjatë

Real Madridi mbrëmë ka pësuar një humbje në La Liga.

Ata u mposhtën nga Osasuna, me rezultat 2-1, ku rrezikojnë të humbasin kreun pas vetëm një jave.

Trajneri i Realit, Alvaro Arbeloa foli pas kësaj duke thënë se ende nuk ka përfunduar sezoni.

“La Liga është ende e gjatë. Asnjë dramë. Unë besoj te lojtarët e mi”, u shpreh Arbeloa.

Reali, i duhet të lutet për një humbje tjetër të Barcelonës, e cila zhvillon sot ndeshjen ndaj Levantes./IndeksOnline/