Ferizaji “rrëzon” Ballkanin nga froni
Ferizaji ka arritur një fitore të rëndësishme në Superligë.
Ata mposhtën liderin e deritanishëm, Ballkanin me rezultat të ngushtë 2-1.
Të dy golat e Ferizajit i shënoi Silva-Richards, ndërsa për Ballkanin ishte Almir Kryeziu.
Për Ballkanin është humbja e dytë radhazi, teksa bien edhe nga kreu i tabelës.
Me këtë fitore, Ferizaji ngjitet në pozitën e 8-të me 22 pikë, ndërsa Ballkani bie në vend të dytë me 36 pikë./IndeksOnline/

