75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 22 Shkurt 2026 / AR

Ramush Haradinaj në Gjeravicë, shoqërohet nga ish-banori i BBVK

Ramush Haradinaj, ka realizuar sot një ngjitje në majën e Gjeravicës, pikën më të lartë në Kosovë.

Ai është shoqëruar nga Edi Kuçi, i njohur për publikun si ish-banor i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, shkruan Indeksonline.

Përmes pamjeve të publikuara nga Edi në Instastory, ata shihen të veshur me veshje sportive si dhe mjaftë motiv.

Gjeravica, me mbi 2,600 metra lartësi mbidetare, mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuara për alpinistë dhe dashamirë të natyrës në Kosovë, sidomos gjatë periudhave festive dhe fundjavave me mot të mirë./Indeksonline/