75 Mall Live Search
08:03 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / Z S

E diela natë e kobshme për vendin, tre persona humbën jetën

Një natë e kobshme ka qenë dita e diele për vendin tonë, pasi tre persona kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme brenda pak orësh.

Fillimisht në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë një 18-vjeçar rreth orës 18:40 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës.

Disa orë më vonë në Bresje të Fushë-Kosovë, një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë.

Sipas policisë së Prishtinës, vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut.

Ndërsa në Prizren një burrë 44-vjeçar vdiq po ashtu pas lëndimeve të rënda që kishte marrë pasi kishte rënë nga lartësia./Indeksonline/