Vjedhje e rëndë në Sferkë të Klinës – Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi, marrin para dhe ari
Gjatë mbrëmjes së djeshme është raportuar se person/a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kanë vjedhur para të gatshme, si edhe stoli ari.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.
Sipas policisë rasti ka ndodhur në fshatin Sferkë të Klinës rreth orës 23:19 minuta. Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë./Indeksonline/

