75 Mall Live Search
12:42 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / P M

Protesta e PD-së, lirohen 18 të arrestuarit në Tiranë

Janë liruar 18 të arrestuarit e protestës së 20 shkurtit.

Ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë “detyrim për paraqitje”, shkruan A2-si, transmeton Klankosova.tv.

Veprimet e policisë pas protestës kanë qenë nën monitorimin e Avokatit të Popullit ku nëpërmjet një njoftimi për mediat, ky institucion bën me dije se ka qenë i pranishëm në komisariatet e Tiranës ku ka marrë dëshmitë e të ndaluarve.