75 Mall Live Search
14:02 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / P M

MPJ: Të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të largohen nga territori i Meksikës

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Meksikë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të vendit që ndodhen në territorin e Meksikës ta lënë atë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt.

Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut rekomandojnë që të shtyhen të gjitha udhëtimet në Meksikë që nuk janë të natyrës urgjente dhe të nevojshme.

“Ministria vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes linjës telefonike SOS 24-orëshe: +389 75 268 736, adresës së email-it: globalsos@mfa.gov.mk, si dhe përmes linjës telefonike të Misionit Diplomatik dhe Konsullor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Uashington: +1 (202) 758-7798 ose adresës së email-it: washington@mfa.gov.mk.

Ministria po e monitoron vazhdimisht situatën dhe do ta informojë publikun në kohën e duhur”, thonë nga MPJ-ja.