75 Mall Live Search
15:23 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / G T

Zyrtare: UEFA suspendon Prestianin, futbollisti nuk udhëton në Madrid

Gianluca Prestiani është pezulluar përkohësisht nga UEFA, ndërsa vijojnë hetimet lidhur me akuzat për racizëm ndaj Vinicius Junior.

Si pasojë e këtij vendimi, Prestiani nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e kthimit kundër Real Madrid, shkruan Indeksonline

UEFA pritet të dalë me një vendim përfundimtar pas përfundimit të hetimeve, ndërsa çështja ka tërhequr vëmendje të madhe në opinionin sportiv.

Masnesër, skuadra e Real Madridit luan ndeshjen e kthimit ndaj Benficas në “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/