75 Mall Live Search
08:17 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / G T

Interesante/ Ndodh në Arabi! Futbollisti kundërshtar tenton t’i dhurojl një puthje Toneyt

Skuadra e Al-Ahli mbrëmë ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Damac, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Ligën Profesionale në Arabinë Saudite.

Gjatë ndeshjes nga kamerat u kap një moment interesant, shkruan Indeksonline

Protagonistë janë Jamal Harkass dhe Ivan Toney.

Futbollisti i Damacit tentoi disa herë që t’i jepte një puthje sulmuesit të njohur anglez, por nuk ia doli – edhe pse buzët e tij prekën hundën e lojtarit.

Kujtojmë se Al-Ahli me fitore mbrëmë është ngritur në pozitën e parë me 56 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Al Nassr që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/