75 Mall Live Search
08:30 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / AR

Filarmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë

Orkestra Harkore e Filarmonisë së Kosovës, do të paraqitet sonte me një koncert në Vjenë, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.

Ky koncert organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri dhe do të mbahet në orën 19:00, në Haus der Industrie – King’s Hall, në Vjenë.

Në program do të interpretohen vepra nga Felix Mendelssohn, Drinor Zymberi dhe Valton Beqiri, me pjesëmarrjen e sopranove Arta Jashari dhe Zana Abazi – Ramadani.

Ky është prezantimi i parë i Filarmonisë së Kosovës në kryeqytetin austriak dhe vjen në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.