75 Mall Live Search
09:34 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / G T

Gol dhe super paraqitje, Hadergjonaj në formacionin e javës në Turqi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj bëri një super paraqitje në ndeshjen e fundit në Superligën e Turqisë.

Hadergjonaj shënoi gol në humbjen e Alanyasporit 1:2 ndaj Besaksehirit, shkruan Indeksonline

Për shkak të super paraqitjes, Hadergjonaj u fut në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.

Ai u vlerësua me notën 8.3 në sajtin “Sofascore”./Indeksonline/

Team of the Week provided by Sofascore