Reagimi i Gimbos kur sheh Eglin në shtëpi
Mbrëmjen e djeshme, spektakli i “Big Brother VIP Albania” mirëpriti një vizitë të veçantë.
Egli u rikthye në shtëpi në rolin e juristes në “Miss & Mister BBVA”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe të banorëve.
Prezenca e saj riktheu emocione dhe kujtime nga rrugëtimi i saj i mëparshëm në këtë format.
Megjithatë, ajo që mori vëmendjen më të madhe dhe u bë shpejt virale në rrjetet sociale, ishte takimi mjaft i afërt dhe i përzemërt mes Eglit dhe Gimbos, DJ-it të Gjestit.
Në momentin që Egli hyri, ata shkëmbyen një përqafim të ngrohtë. Gimbo nuk ngurroi t’i fliste me përzemërsi duke i thënë: “Ça po bon, qysh të kam zemër”? Egli ia ktheu me buzëqeshje dhe mirësjellje: “Mirë, juve si jeni”, ndërsa Gimbo e përmbylli shkurtimisht me fjalët: “Më vjen mirë që të pashë”!
Ky moment nuk kaloi pa u analizuar nga ndjekësit, duke marrë parasysh historinë e kaluar. Gjesti është ish-partneri i Eglit, me të cilin ajo përjetoi një romancë shumë të komentuar gjatë edicionit të kaluar të “BBVA”së.
Ky takim dëshmoi se, pavarësisht ndarjes së Eglit nga Gjesti, DJ Gimbo ende ruan një respekt dhe vlerësim të madh për të, duke treguar se raportet e mira njerëzore mund të ruhen edhe pas përfundimit të një lidhjeje.
Gimbo : Egli ça po bon ٫qysh tkom zemer 🫠 #bbvipal5 pic.twitter.com/6PfUdrlX1J
— 𝗦 𝗣 𝗜 𝗖 𝗬 (@spicy3336) February 23, 2026

