75 Mall Live Search
18:46 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / Gj Sh

Gjyqtari bëri një gabim të protokollit VAR, në golin e dytë të Osasunës ndaj Real Madridit

Ndeshja mes Osaunës dhe Real Madridit, e zhviluar gjatë fundjavë ka pasur polemika të shumta.

Krejt kjo pasi Osasuna shënoi gol në fund të ndeshjes dhe arriti të fitonte me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Sipas faqes së njohur ”Archivo VAR”, gjyqtari i takimit Quintero González ka bërë një gabim të protokollit VAR.

Goli i Raúl García de Haro u anulua në fushë për pozicion jashtë loje dhe, si zakonisht, VAR ndërhyri për të shqyrtuar lojën.

Megjithatë, ajo që ndodhi më pas hap një skenar që meriton një shpjegim të saktë.

Pas afërsisht një minute rishikimi, gjyqtari, Alejandro Quintero González, i bëri shenjë Courtois që ta kthente topin në lojë. Portieri e mori topin dhe loja rifilloi për disa sekonda. Gjyqtari e ndaloi menjëherë lojën përsëri. Pak më vonë, u njoftua se goli ishte i rregullt.

Meqenëse protokolli VAR përcakton që pasi loja të ketë rifilluar pas një rishikimi, një vendim i mëparshëm nuk mund të përmbyset, përveç rasteve shumë specifike, siç është identiteti i gabuar ose sjellja e dhunshme./IndeksOnline/