Filharmonia e Kosovës shfaq koncert në Vjenë
Sonte në Vjenë prezantohet Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.
Ky koncert organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri dhe mbahet sonte, më 24 shkurt 2026, në ora 19:00, në Haus der Industrie – King’s Hall, në Vjenë.
Programi i mbrëmjes sjell vepra nga Felix Mendelssohn, Drinor Zymberi dhe Valton Beqiri, me pjesëmarrjen e sopranove Arta Jashari dhe Zana Abazi – Ramadani.
Ky koncert shënon prezantimin e parë të Filharmonisë së Kosovës në kryeqytetin austriak dhe realizohet në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

