75 Mall Live Search
20:06 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / MSH1

Tërmet në Shqipëri, epiqendra në juglindje të Elbasanit

Një tërmet prej 4.3 ballësh ka goditur sonte Shqipërinë.

Epiqendra ishte 31 kilometra në juglindje të Elbasanit, raporton IndeksOnline.

Thellësia e dridhjeve ishte 10 km, gjë që bëri që ato të ndjeheshin edhe në qytetet përreth.

Ende nuk dihet nëse ka dëme nga këto lëkundje./IndeksOnline/