75 Mall Live Search
09:19 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / H F

Theret me thikë një i mitur në Pejë, policia jep detaje

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një therrje me thikë në Pejë.

Policia e Kosovës bënë me dije se një i mitur është therrur me thikë, me ç’rast i dyshuari edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

“Pejë 24.02.2026-13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar-i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.