75 Mall Live Search
11:41 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / MSH1

Damka dhe Prattipati flasin për prosperitetin e komuniteteve në Kosovë

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, është takuar me zëvendëskryeministrin për Çështje të Pakicave dhe Bashkpëunim, Fikrim Damka.

Në bashkëbisedim u theksua rëndësia e sigurimit të prosperitetit të të gjitha komuniteteve në Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Prattipati dhe Damka po ashtu diskutuan përpjekjet për të forcuar mbështetjen dhe bashkëpunimin ndërkomunitar.