Prokuroria ndalon 4 punëtorë të poligonit “Dreni”, dyshohen për falsifikim të dokumentit zyrtar
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet S.B., R.M., H.N. dhe B.G., të cilët janë të angazhuar si punëtorë-instruktor të poligonit të “Drenit” në Prizren.
Më konkretisht, ata dyshohen se kanë kryer veprën penale: ‘’Falsifikim i dokumentit zyrtar’’ sipas nenit 427 të Kodit penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale: ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’, nga neni 391 i KPRK-së.
Dyshohet se këto veprime janë kryer në vazhdimësi që ndërlidhen me rastin që është në hetim ndaj zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarve do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet lidhur me këtë çështje penale do të vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës.

