Vdes Rocky Balboa? Lajmi që bëri “kërrsh” sot Twitter-in (Foto)
Rrjetet sociale ishin vërshuar sot me komente rreth vdekjes së aktorit të famshëm, Sylvester Stallone, i njohur si “Rocky Balboa”.
Për të ishte shkruar se ka vdekur si pasojë e kancerit në prostatë. Madje, shkruhej se aktori e kishte mbajtur të fshehtë diagnozën e tij, shkruan Indeksonline.
Por, kjo doli të jetë një lajm i rremë pasi aktori është i gjallë dhe i shëndetshëm.
Lajmin e ka demantuar vëllau i tij, Frank Stallone.
“Thashethemet se vëllau im ka vdekur janë të rreme. Cila mendje e prishur mund të postojë diçka të tillë? Njerëz të këtij lloji kanë probleme mentale dhe nuk e meritojnë asnjë vend në shoqëri”, ka shkruar ai me plot nervozizëm, transmeton Indeksonline.
Kjo është hera e dytë që në rrjete sociale raportohet se Rocky ka vdekur. Përdoruesit e Facebook-ut në vitin 2016 kishin parë mesazhe të postuara rreth vdekjes së aktorit.
Gjithsesi, aktori është mjaft në formë përkundër viteve që i gëzon. Madje, ai shpesh herë publikon fotografi që tregojnë çastet e lumtura me familjen e tij./Indeksonline/