Sot në “Santiago Bernabeu” do të shfaqet një baner gjigant, ja kujt i dedikohet
Sonte në stadiumin ”Santiago Bernabeu” do të shfaqet një baner gjigant.
Skuadra e Real Madridit do të bëj të qartë se nuk lejon fyerje raciste në stadiumin e tyre, shkruan IndeksOnline.
Në momentin kur futbollistët dalin në fushë, do të shfaqet një baner gjigant me fjalët “Jo racizmit” dhe “Respekt”.
Këto do të jenë një mesazh i fuqishëm në ndeshjen Real Madrid – Benfica, në veçanti pas ngjarjeve në ndeshjen e fundit, mes Vinicus dhe Prestiannit.
Stadiumi ”Santiago Bernabeu” do të jetë i mbushur i tëri, me të gjitha biletat e shitura qysh nga java e kaluar.
Real Madrid e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Benficas me rezultat 1-0, dhe nëse arrin një tjetër rezultat pozitiv do të siguronte kualifikimin në 1/8 e finales së Champions League./IndeksOnline/

