Aksident i rëndë trafiku në Gjilan, disa të lënduar (Foto)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në Gjilan, konkretisht në rrugën e Kumanovës.
Sipas informacioneve të para, dy automjete janë përplasur mes vete, si pasojë e së cilës disa persona kanë mbetur të lënduar. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Dëmet materiale, bazuar në fotografitë që ka siguruar IndeksOnline, duken të konsiderueshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.

IndeksOnline ka dërguar pyetje në Policinë Rajonale të Gjilanit dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.


