75 Mall Live Search
20:00 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / AR

Çka po kurdiset? Olsa me Benitën paralajmërojnë finale ‘me shpejtësinë e Bugatti-t’

Olsa Muhameti ka ndarë me ndjekësit një video të re në rrjetet sociale, ku shfaqet në shoqërinë e Benita Zenës, ish-banores së Big Brother VIP Kosova.

Në postimin e saj, ajo ka lënë të kuptohet se emocionet po rriten teksa afrohet nata e madhe finale, shkruan Indeksonline.

“Pergatitjet per finale vazhdojne
Me shpejtesine e Bugatti-t te sesonit”, ka shkruar Muhameti krahas videos.

Videoja ka ngjallur reagime të shumta nga fansat e spektaklit, të cilët mezi po presin të zbulojnë surprizat që pritet të sjellë finalja./Indeksonline/