Malishevë: Zhduket një vajzë me probleme mendore
Një vajzë me probleme mendore është raportuar si e zhdukur mbrëmë. Rasti ka ndodhur në Malishevë.
Babai i viktimës e ka raportuar rastin në polici, duke pohuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia rreth orës 22:50 dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar.
Rasti u iniciua si “Person i zhdukur”./IndeksOnline/

