75 Mall Live Search
11:47 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / b l

Gani Geci publikon një foto të hershme me Rifat Jasharin, e shkrepur në Gjermani

Gani Geci, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka shkruar për Rifat Jasharin, duke thënë se ky i fundit ka qenë shtylla e familjes Jashari dhe se ai është njeri punëtor, i urtë dhe trim.

Geci, ka kujtuar edhe rrethimin e parë të Familjes Jashari, më 30 dhjetor 1991, ku edhe Rifati kishte qenë prezent në shtëpi. Geci ka shkruar se Rifati aty, ‘’sipas lajmeve të Serbisë’’ kishte plagosur dy policë serbë.

‘‘Me propozimin tim në Komisionin për siguri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, data 30.12 ka mbetur Dita e Veteranit. PDK-ja dhe AAK-ja kanë propozuar dy data të tjera: një në vitin 1995 dhe një me daljen e UÇK-së në skenë, në vitin 1997. Arsyetimi im ka qenë: ku po doni t’i lini katër, përkatësisht shtatë vjet luftë të familjes Jashari’’, ka shkruar Geci.