75 Mall Live Search
12:06 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / OSH

Sanija Ameti apelon vendimin, ishte dënuar nga Gjykata në Zvicër

Në fund të janarit, Sanija Ameti u dënua nga Gjykata e Qarkut të Cyrihut për shkelje të lirisë fetare.Në shtator të vitit 2024, Sanija Ameti kishte drejtuar pistoletën e saj ajrore në një imazh të Jezusit dhe Marisë dhe kishte shpërndarë pastaj në instagram fotot e realizuar të të shtënave. Ajo kishte shkrur mbi këtë postim: “Fikeni”.

Postimi është fshirë më vonë por, si pasojë e tij ajo ka humbur punën dhe anëtarësimin në parti.

Ish-politikania e GLP-së tani po e apelon vendimin.Ameti dhe familja e saj ishin përkohësisht nën mbrojtjen e policisë.

Politikania pati fshirë postimin në Instagram pas disa orësh dhe u pati kërkuar falje përfaqësuesve të kishës. Ajo humbi punën dhe parandaloi përjashtimin nga Partia Liberale e Gjelbër (GLP) duke dhënë vetë dorëheqjen.

Gjykata e Qarkut të Cyrihut e dënoi atë me një gjobë me kusht dhe një gjobë prej 500 frangash zvicerane.

Gjykata e Lartë ka të ngjarë të jetë instanca e radhës që do të vendosë për ushtrimin kontrovers të të shtënave. Një apelim në Gjykatën Federale Supreme është gjithashtu i mundshëm.

Vetë Ameti e kishte ftuar publikun në një seancë informuese pas vendimit, por nuk mori pjesë.

Avokati i saj argumentoi në gjykatë se Ameti ishte përpjekur të kapërcente traumat e luftës me veprimet e saj./Indeksonline/