Farke vlerëson Guardiolan: Është para nesh gjithmonë me taktika!
Trajneri gjerman Daniel Farke ka vlerësuar maksimalisht ndikimin e Pep Guardiolës në futbollin modern, duke e cilësuar atë si trajnerin më me ndikim në histori.
“Pep Guardiola është gjithmonë një hap përpara. Kur askush nuk e dinte çfarë po ndodhte, ai po përdorte ‘False 9’ dhe ‘Inverted Full-Back’. Kur të gjithë filluan ta imitonin, ai ndryshoi sërish gjërat.
“Ai është trajneri që ka ndikuar më së shumti lojën dhe trajnerët e tjerë në histori”, u shpreh Frake
Sipas Farkes, Guardiola ka qenë vazhdimisht inovator, duke sjellë ide taktike që kanë transformuar mënyrën si luhet dhe analizohet futbolli në nivelin më të lartë. Koncepte si “False 9” dhe mbrojtësit e krahut që futen në mesfushë kanë ndryshuar qasjen taktike të shumë ekipeve në Evropë dhe më gjerë.
Kujtojmë që të shtunën Manchester City luan ndaj Leeds Unitedit, ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Premier League./Indeksonline/

