Dugolli i VV-së: Ne kemi fituar bindshëm, opozita e ka në dorë se a shkojmë në zgjedhje
Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kjo parti ka fituar zgjedhjet, duke pyetur se cili do të ishte motivi për të shkuar sërish në zgjedhje. Sipas tij, këtë e ka në dorë opozita.
“Ramushi po thotë se Kurti po do të na çojë në zgjedhje. Ky është një konstatim i gabuar dhe i pasaktë. Ne sapo i kemi përfunduar zgjedhjet dhe i kemi fituar bindshëm, me 51.10%. Cili do të ishte motivi për të shkuar sërish në zgjedhje?
Nëse kështu mendojnë edhe të tjerët nga opozita, e kanë vetë në dorë që kjo të mos ndodhë. Ne i kemi 66 vota, por nuk i kemi 80. Le t’i bashkojmë përpjekjet dhe t’i shmangim zgjedhjet, sepse përveçse janë të panevojshme, janë edhe të padobishme”, ka shkruar ai në Facebook./Indeksonline/

