Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar dy persona për veprën ‘sulm’
Policia e Kosovës përmes një njoftimi publik ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar personat në fotografi të cilët dyshohen për veprën penale “sulm”.
”Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, organet e rendit udhëzojnë qytetarët të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com./Indeksonline/

