75 Mall Live Search
08:42 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / Z S

Policia jep detaje shtesë lidhur me rastin në “Breg të Diellit’’

Një përleshje fizike ka ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

E sipas raportit policor të 24-orëve të fundit në këtë përleshje janë përfshirë katër shtetas të Afganistanit.

Më tej është bërë e ditur se gjatë përleshjes është përdorur një armë e ftohtë-thikë.

Si pasojë e kësaj, lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve, të cilët  kanë marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.