Burri 47-vjeçar trillon histori, familja e Selinës me reagim të ashpër ndaj Mirit
Gjithçka nisi nga një koment i Mirit gjatë një bisede me Juelën. Ai la të kuptohej se Selin mund të mos jetë e lumtur në raportin e saj me Gimbon dhe se, sipas tij, ajo ka shfaqur pëlqim ndaj tij. Juela nuk e kundërshtoi këtë version, duke i dhënë më shumë peshë deklaratës, transmeton IndeksOnline.
Por jashtë shtëpisë, reagimi ishte i menjëhershëm. Familja e Selinit reagoi publikisht, duke e cilësuar situatën si një përpjekje për të deformuar realitetin. Në reagimin e tyre thuhet se vajza e tyre nuk ka dhënë asnjë arsye për interpretime të tilla dhe se sjellja e saj ka qenë korrekte dhe e matur gjatë gjithë eksperiencës në lojë.
Ata shprehen se ndërtimi i një narrative të tillë është i padrejtë dhe dëmton imazhin e një vajze të re, duke theksuar se nuk ka pasur as flirt, as sinjale të dykuptimta, e aq më pak ndjenja të fshehura.
Sipas familjarëve, deklaratat e Mirit janë thjesht aludime pa bazë, të cilat – sipas tyre – synojnë të zhvendosin vëmendjen dhe të justifikojnë qëndrime personale brenda lojës.
Në fund të reagimit, familja apelon që publiku të mos bjerë pre e insinuatave dhe të gjykojë mbi atë që ka parë vetë në ekran.

