75 Mall Live Search
10:49 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / L A

Një lajm i mirë dhe një i keq te skuadra e Liverpoolit

Liverpooli do të luajë ndeshjen e radhës në Premierligë këtë fundjavë.

Ata do të jenë nikoqir të West Hamit, ndeshje kjo që për ta ka vlerë të madhe sa i përket kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.

Për ndeshjen e radhës, Liverpooli ka marrë një lajm të mirë dhe të keq në të njëjtën kohë, pasi që Jeremie Frimpong do të jetë prezent ndërsa Florian Wirtz do të jetë jashtë si shkak një lëndim i fundit i pësuar.

Këtë e konfirmoi edhe trajneri holandez, Arne Slot.

“Jeremie po. Ai u stërvit me ne disa herë këtë javë, kështu që është i disponueshëm. Nuk pres që Floriani të jetë i disponueshëm, kështu që kjo është një zhgënjim, sigurisht. Sa herë që një lojtar nuk është i disponueshëm, është një zhgënjim dhe është gjithashtu diçka që nuk e prisja pas javës së kaluar, por ndonjëherë gjërat mund të evoluojnë kështu dhe për fat të keq këtë herë jo në një mënyrë pozitive”, u shpreh Slot.

Ndeshja kujtojmë se luhet nesër në orën 16:00./IndeksOnline/