75 Mall Live Search
11:23 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / OSH

Sillet në vendin e ngjares Tush Frroku, i akuzuari për vrasjen e dhëndrrit, në Klinë

Në vazhdën e gjykimit të rastit për vrasjen e Anton Prelës në Klinë, sot në vendin e ngjarjes është sjellë Tush Frroku, i dyshuari për vrasje.

Ngjarja kishte ndodhur në gusht të vitit 2023. Dorasi dhe viktima kishin lidhje familjare, ndërsa ngjarja kishte ndodhur në Coyote Lounge që ndodhet në qendër të Klinës.

Sipas kërkesës së prokurorisë, thuhet se më 7 gusht 2023, rreth orës 16:49, në Klinë, sheshi “Nënë Tereza”, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes të pandehurit me tani të ndjerin A.P., derisa ky i fundit ishte në lokalin “Coyota”, me tezakun e tij në një tavolinë.

Pasi e përcjell i pandehuri Tush Froku, ai merr pistoletë me vete, futet brenda në lokal dhe me pistoletë shtie menjëherë në drejtim të tani të ndjerit A.P., disa herë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse./Indeksonline/