Bashkëpunim Shqipëri–Spanjë goditet grupi kriminal, pesë të arrestuar
Policia shqiptare ka kontribuar në zhvillimin e operacionit të koduar “Ferdinand”, të organizuar nga autoritetet ligjzbatuese në Spanjë, me objektiv goditjen e një grupi kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.
Sipas Policia e Shtetit, grupi akuzohet për vjedhje me armë zjarri dhe/ose me dhunë ekstreme, duke marrë para dhe sende me vlerë në banesa në territorin spanjoll.
Operacioni është drejtuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit të organizuar.
Në kuadër të aksionit janë ndaluar pesë pjesëtarë të grupit, prej të cilëve katër janë shtetas shqiptarë. Gjithashtu, janë sekuestruar 10,590 euro, katër ora dore të markave të shtrenjta dhe një automjet që dyshohet se është përdorur për aktivitetin kriminal.

