75 Mall Live Search
12:58 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / H F

Zgjedhja e presidentit, Bekë Berisha del me një reagim

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, thotë se çdo kandidat për president duhet të ketë integritet, të flasë shqip rrjedhshëm, të jetë afër popullit dhe të respektojë traditën, transmeton IndeksOnline.

Ai thekson se kandidati nuk duhet të marrë përgjegjësi për nënshkrimet e Zajednicës, të caktojë datë të drejtë për zgjedhje dhe të mos veprojë si noter.

Sipas Berishës, këto kushte garantojnë një garë të drejtë dhe një figurë presidenciale të besueshme.