Zyrtare: Rashica te Werderi, Vushtrria publikon shumën e parave të fituar (Foto)
Vushtrria do të përfitojë financiarisht nga transferimi i Milot Rashicës nga Vitesse në Werder Bremen. Klubi gjerman para pak javësh e bleu kartonin e kosovarit nga klubi holandez për 7.5 milionë euro.
Pas shumë lajmeve për shumën që do të fitoj klubi kosovar, faqja zyrtare e Vushtrrisë ka treguar gjithçka sa i përket përfitimeve nga ky transferim, shkruan IndeksOnline.
Ish-kampioni i Superligës do t’i përfitoj plotë 100 mijë euro, 28 mijë në muajin shkurt, 28 mijë në muajin maj dhe 43 mijë në muajin tetor.
Poashtu një shumë e majme parash do t’i shkoj edhe shkollës së futbollit “Kurda”.
Më poshtë e keni informacionin e plotë të publikuar nga faqja zyrtare e Vushtrrisë…