75 Mall Live Search
14:04 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / S Z

“Sanremo 2026”, Adriano Celentano vlerëson Ermal Metën: “Thuajse e pamundur të mos fitosh”!

Legjenda e muzikës italiane, Adriano Celentano ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Ermal Metën, i cili konkurron në “Sanremo 2026” me këngën “Stella stellina”. “Stella stellina” është një ninullë e fuqishme që trajton temën e luftës dhe është një dedikim prekës për fëmijët e Gazës.

Lëvdatat e Celentanos nuk kaluan pa u vënë re dhe e nxorën më tej në pah Ermal Metën, i cili tashmë konsiderohet si një nga yjet e këtij edicioni të Festivalit. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, Celentano ka vlerësuar maksimalisht artistin me origjinë shqiptare, Ermal Meta, duke e cilësuar performancën e tij si një triumf të padiskutueshëm. Në postimin e tij, Celentano shprehet:

“Bravo Ermal! Kënga jote është shumë e bukur! Dhe ti e ke kënduar aq mirë sa është thuajse e pamundur që ti të mos fitosh! Adriano Celentano”.

Mbështetja e një artisti që ka ndikuar breza të tërë nuk është thjesht një kompliment, por një njohje e rëndësishme e vlerës muzikore dhe interpretuese të këngës.