Rritet çmimi i betonit në Kosovë, pritet të ndikojë në rritjen e çmimit të banesave
Çmimi i betonit në tregun kosovar ka pësuar një rritje të re.
Disa kompani kanë njoftuar rritjen e çmimit për metër kub.
Rritjen e çmimit e kanë arsyetuar me rritjen e kostos së lëndës së parë, shtrenjtimin e energjisë dhe transportit.
Rritja e çmimit të betonit pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të banesave.
Ndërtimtarët kanë paralajmëruar se edhe çmimi i armaturës pritet të shënojë rritje gjatë këtij viti./Indeksonline/


